Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blerina Bombaj ka një mesazh për të gjitha gratë: Mos i mbani burrat sa për sy e faqe!

Blerina Bombaj ka një mesazh për të gjitha gratë: Mos i mbani burrat sa për sy e faqe!
October 28
13:38 2016

Dietologia e njohur Blerina Bombaj ka postuar para pak minutash një status në llogarinë e saj të Facebook-ut. Blerina ka prekur një nga temat më të diskutuara të aktualitetit, marrëdhënia në çift dhe tradhtia. Për Blerinën sot shumë meshkuj krahasohen me qentë e rrugës kur vjen puna te burrëria. Megjithatë, sipas saj, më të pafajshme nuk mbeten as ato gra që pranojnë në fshehtësi tradhtinë e bashkëshortëve pasi nuk pranojnë të ndahen për të mos prishur familjen që tashmë “është e ndotur”.

“Nuk janë vetëm këta burra që konkurrojnë me qentë e rrugës për “burrëri”, janë edhe ato gra që i mbajnë këta burra po aq të përfshira në këtë degjenerim të meshkujve shqiptarë. Gra që pranojnë të tradhtohen në emër të “mosprishjes së familjes”, edhe pse e ndotur. Si moj u mbaka familja duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh?”- shkruan dietologia.

Bombaj shprehet se vetë familja do një shembull dhe femra mund t’ia tregojë këtë bashkëshortit të saj dhe fëmijëve duke kërkuar respektin dhe dashurinë që meriton.

“Familja do shembull, jepi mësim burrit tënd se nuk mund të të shkelë, jepi modelin e dinjitetit, respektit dhe dashurisë vajzës dhe djalit tënd dhe jep shembullin tënd në shoqërinë që s’po ka me din e iman, në shoqërinë ku pikërisht familja po ikën për lesh…
P.S. Të me falin qentë e rrugës se po tregohem shumë fyese për ta”,- ka përfunduar Blerina./Blitz.al/

blerina

Komento
Shperndaje