Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blerim Destani vë në siklet Ermalin: “Ti nuk kupton ndryshe”

Blerim Destani vë në siklet Ermalin: “Ti nuk kupton ndryshe”
August 12
10:55 2017

Pak minuta më parë, Blerim Destani ka postuar një foto në Instagram-in e tij. Ndryshe nga herët e tjera ku Blerimi shfaqet duke nxjerrë në pah muskujt apo duke pirë puro, këtë herë na ka habitur të gjithë. Aktori shfaqet duke mbajtur një lule në dorë dhe duke ia zgjatur dikujt. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ermalit, i cili kohët e fundit duket sikur  e ka kthyer në mision personal t’u shkruajë komente pikante kolegëve dhe miqve në Instagram.

“Rrofsh Blerim! Na vure në siklet tani… Nuk kishe pse”,- i shkruan Ermal Mamaqi. Kohët e fundit, moderatori i “Xing me Ermalin” është duke kaluar shumë kohë me Noizy-n dhe anëtarët e labelit OTR e Blerimi është një prej miqve të tyre.

“Eh, ndryshe nuk kuptoni ju, ti dhe Noizy”,- ka kthyer përgjigje Blerimi. Duket se batutave të dy miqve të tij, aktori u përgjigjet duke u dhuruar nga një lule./Blitz.al/

Shperndaje