Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blerim Destani dhe Bebe Rexha çifti më i ri në showbizz?

Blerim Destani dhe Bebe Rexha çifti më i ri në showbizz?
July 12
12:31 2016

Blerim Destani i cili së fundmi ka përfunduar një projekt filmi në Gjermani dhe këngëtarja me origjinë shqiptare që po korr mjaft sukses në botë, Bebe Rexha duket se kanë gjetur një pikë takimi për të ndarë disa çaste me njëri tjetrin në Dusseldorf të Gjermanisë.

Bebe Rexha ndodhej në Gjermani për të kryer një shërbim fotografik për kopertinën e “Bravo Magazine”. Ajo vetë ka publikuar një fotografi gjatë këtij aktiviteti në llogarinë e saj në Instagram.

Siç duket edhe pse me angazhime personale, ajo ka gjetur kohë për tu takuar me Blerim Destanin dhe së bashku kanë shkrepur një ‘selfie’ që më pas e kanë postuar në llogarinë e aktorit në Instagram. “Thelbi i jetës është të bërit qejf, pa zemra të thyera” – ka shkruar Destani duke ju referuar “No Broken hearts” këngës hit të këngëtares Rexha.

Nga fotografia mund të themi se ata janë mjaft simpatikë dhe shkojnë vërtet si çift me njëri tjetrin por për aq kohë sa kjo nuk është e konfirmuar nga vetë ata, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për një foto tjetër të tyren ku të na tregojnë se janë bashkë…

Shperndaje