Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona tani i qepet David Guetta-s

Bleona tani i qepet David Guetta-s
October 13
18:37 2016

Në profilin e saj në Instagram, Bleona nuk nguron të ndajë me ndjekësit foto nga aktivitetet e saj dhe sigurisht nga takimet me personazhe të njohur të huaj.

Një nga këta është edhe David Guetta.

Bleona ka shpërndarë një foto nga tapeti i kuq i American Music Awards 2011, ku shfaqet duke biseduar me DJ e njohur. Ç’po thonë? – do të pyesnit ju. Përgjigjen na e jep vetë Bleona.

“Po pyesni se ç’po bisedojmë? Të njëjtën gjë që flasim sa herë takohemi: “Dua një këngë nga ty”; “Dua një këngë nga ty”; “Dua një këngë nga ty””, – shkruan këngëtarja në Instagram.

Tashmë në “rrjetën” e Bleonës është futur David Guetta dhe ka dalë Timberland, të cilin, siç ka thënë vetë këngëtarja, e ka “çmendur” derisa më në fund i bëri këngën që dëshironte. Tani të presim që David të vijë me një projekt për këngëtaren shqiptare. /Blitz.al/

 

bleona

Shperndaje