Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona ‘tall’ Adelina Tahirin. Ja si e quan…

Bleona ‘tall’ Adelina Tahirin. Ja si e quan…
March 28
19:22 2016

Ka startuar nata e tretë e “Your Face Sounds Familiar” në TV Klan, mes batutash e të qeshurash të shumta. Artistët, sipas formulës duhet të imitojnë personazhin që u ka rënë në short, e për Adelina Tahirin këtë javë ishte Rihanna. Adelina performoi “Man down” të yllit nga Barbadosi, veshur me një palë pantallona të shkurtra të bardha, që i nxirrnin në pah këmbët, me një gërshet të kuq në vend të flokëve të saj, e me një fytyrë më të nxirë se zakonisht.
Sigurisht, pas performancës juria prej tre anëtarësh ka dhënë opinionin rreth asaj çfarë panë, ku i pari si gjithnjë për Adelinën nisi Çani. Ai që për dy javë i ka qëndruar besnik simpatisë ndaj saj, këtë herë nuk ishte aspak dashamirës. Çani këtë herë u shpreh i zhgënjyer duke i thënë që përveç këmbëve nuk pëlqeu asgjë tek ajo. Mes batutash, pasi konkurentët shfrytëzojnë tek-tuk momentin për reklama, Adelina foli për një kompani sigurimesh, ku sipas saj atje kishte siguruar këmbët. Menjëherë Çani kapi batutën duke i thënë: “Përse vetëm këmbët, apo pjesën tjetër ta lënë?”
Shumë kritike ka rezultuar edhe Bleona e cila njihet hapur se i thotë gjërat troç. Pasi i tha Adelinës se nuk i ka pëlqyer, i është drejtuar asaj duke i thënë se sot nuk ka qenë një këngëtare nga Barbadosi, por Rihanna e Paskuqanit, pasi look-u nuk përshtatej fare me imazhin e saj. Edhe pse Adelina nuk reagoi shumë, u duk që kjo gjë e sikletosi.

Shperndaje