Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona sqaron sherrin me Vera Grabockën

Bleona sqaron sherrin me Vera Grabockën
September 13
16:28 2016

Mbrëmjen e kaluar, një koment i Bleona Qerretit në foton e postuar nga Rozana Radi bëri bujë në media e portale të ndryshme.

Në këtë koment, Bleona shkruante: “A do na i jepni 2 mijë eurot që na keni borxh apo të fillojmë të bërtasim ne?”, duke na lënë të kuptojmë se produksioni nuk kishte paguar këngëtaren shqiptare për pjesëmarrjen në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”.

Para pak minutash, ka qenë vetë Bleona, ajo që ka sqaruar të gjithë këtë ngjarje me një status në Facebook: “Nuk i kuptoj “telenovelat turke” që “thuren” mbi një koment timin me mikeshën time të ngushtë Rozana Radi.

Nëse nuk ju kujtohet, po jua kujtoj unë!

Rozana më ka imituar në YFSF, ku unë “kërkoja” 20 milionë $ për karrierën – dhe duke qenë që dje ishte premiera e shfaqjes , në vend që unë ta uroja “officiaisht”, unë me shaka i kam kujtuar frazën “ku janë lekët e mia” – që është thjesht një batutë e jona – dhe me qëllim vura një çmim qesharak 2000 euro, pikërisht që të mos keqkuptohej.

Nuk e kuptoj se si mund të shkojë njeriu të flejë, të çohet në mëngjes e të gjejë një “film” të prodhuar, të montuar dhe të shitur brenda nate  me njerëz që nuk janë fare pjesë as e komentit dhe as që u është përmendur emri apo account-i i tyre!

Për të gjithë ata “që nuk i zuri gjumi mbrëmë”:

MARRËDHËNIA IME ME ZONJËN E MADHE VERA GRABOCKA DHE NË PËRGJITHËSI ME GRUPIN E PRODUKSIONIT TË “YFSF” NUK KA QENË, NUK ËSHTË DHE NUK KA PËR TË QENË NDONJËHERË E TRONDITUR!

KJO MARRËDHËNIE SHKON SHUMË HERË MË SHUMË PËRTEJ FINANCAVE.

RESPEKT MAKSIMAL PËR TELEVIZIONIN KLAN ME TË CILIN UNË JAM RRITUR DHE PËR STAFIN E TIJ”. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje