Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona Qerreti-Vera Grabockës: Më jepni lekët që më keni borxh!

September 12
21:21 2016

...

Mbrëmjen e sotme në Tv Klan ka startuar spektakli “Dance with me 3”. Me nisjen e tij janë postuar foto të ndryshme, por një foto e postuar në Instagram-in e Rozana Radit ka tërhequr vëmendjen e Bleona Qerretit. Duke qenë se në këtë edicion Rozana është pjesë e stafit të “Dance with me”, Bleona ka komentuar në postin e saj duke shkruar:

“A do na i jepni ato 2 mijë eurot që na keni borxh apo të fillojmë të bërtasim ne?”

Kujtojmë se Bleona ka qenë pjesë e jurisë së “Your Face Sounds Familiar” sezonin e kaluar. Ndoshta llogaritë mes saj dhe Vera Grabockës, regjisores së spektaklit, kanë mbetur pa u mbyllur, një arsye kjo që mund ta ketë shtyrë këngëtaren të shpërthejë në një deklaratë të tillë. Mund të jetë edhe një shaka e Bleonës për të bërë pak zhurmë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje