Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona Qerreti: Kam bërë seks me Jean-Claude Van Damme

Bleona Qerreti: Kam bërë seks me Jean-Claude Van Damme
April 15
22:42 2016

Bleona Qerreti është parë kohet e fundit mes Amerikës dhe Shqipërisë. Shpeshherë ajo ka marrë pjesë në evente dhe emisione të ndryshme. Këngëtarja, është pjesë e jurisë  të Your Face Sounds Familiar.

Sot, ka qënë e ftuar në emisionin Zonë e Lirë drejtuar nga Arian Cani. Kishte kohë që nuk merrej vesh asnjë thashetheme për Bleonën, por mesa duket sot ka vendosur të “zbrazë thesin”. Arian Cani i ka dhënë Bleonës një puthje në buzë, dicka shumë e çuditshme pasi Cani nuk puth asnjëherë femra shqiptare.

Bleona ka ndarë me publikun disa prej sekreteve të saj. E njohur si këngëtare, ajo fillon një tjetër rrugë së shpejti. Tani Bleona do të bëhet pjesë e dy filmave nga regjisorë të mëdhenj, sic i ka rrëfyer Canit.

Një tjetër sekret, i cili mund të pritej, është se Bleona  ka vendosur një kusht për tu martuar. Ajo  kërkon 1 miliard dollarë. E ngacmuar nga Cani  ajo tregon se Angela Martini është e vetmja femër me të cilën ka fjetur në krevat.

Bleona ecën me një moto:”Kur një mashkull arrin famë,sukses para dhe fuqi,e nëse nuk është i bukur kërkon femrën më të bukur.Kur një femër është e bukur e fort si unë përse të mos kërkoj mashkullin  më të mirë të mundshëm.” Cani e mbyll duke thënë se nuk ka bir kurve që e kap Bleonën pasi ajo kërkon një  mashkull që të flasë anglisht, të vishet si italian,të puthë si francez, të ngasë makinën si gjerman,të shpenzojë si rus dhe të ketë kokë shqiptari.

Pas mashkullit ideal për të,Bleona flet për një autobiografi që është duke shkruar ku përfshin të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës të saj. Të gjithë ata që ka patur afër, ata që e kanë zhgënjyer si dhe  njerëzit që ka patur mardhënie seksuale,duke përmendur  këtu edhe politikanë.

Por këto nuk ishin asgjë para sekretit më të madh. Bleona pranoi që ka patur marrëdhënie seksuale me Jean Claude van damme! Madje për Bleonën ai është një super mashkull në shtrat, mashkulli më i mirë që ka patur madje.

Komento
Shperndaje