Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona Qerreti i kërkon Arian Çanit të kalojnë natën bashkë

Bleona Qerreti i kërkon Arian Çanit të kalojnë natën bashkë
April 04
19:48 2016

Mbrëmja e spektaklit “Your Face Sounds Familiar” duket se nuk kalon asnjëherë pa batuta. Këtë herë nuk ka qenë performanca dhe as konkurrentët, por vetë juria ajo që ka tërhequr vëmendjen. Në kuadër të reklamave, ku organizatorët bëjnë falënderimet duke përdorur edhe konkurrentët dhe jurinë, Bleona Qerreti ka bërë falënderimin e saj për hotelin në të cilin akomodohet gjatë qëndrimit në kryeqytet. Duke bërë reklamën ajo ftoi publikisht Arian Çanin të kalonin bashkë një natë, për t’i treguar atij se ku jeton. Menjëherë Çani e ka shfrytëzuar batutën duke i kthyer një përgjigje që nuk është e habitshme e thënë prej tij: “Po sa lekë do më paguash ti?”. Është dashur vetëm kaq që  të gjithë të shpërthenin në të qeshura, të cilat janë shtuar pas kërkesës së Çanit për t’iu bashkuar në hotel edhe Bojken Lako. Çmimi që dha Bleona ishte 20 milionë lekë. Por prapëseprapë moderatori i “Zonë e lirë” e ka lënë pezull ofertën e Bleonës. Të presim ç’do të ndodhë në javët në vazhdim…

Komento
Etiketimet
Shperndaje