Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona Qereti shkruan një letër të hapur për Behgjet Pacollin: “Jam e zhgënjyer nga ti!”

Bleona Qereti shkruan një letër të hapur për Behgjet Pacollin: “Jam e zhgënjyer nga ti!”
November 11
21:06 2016

Bleona Qereti ka hapur mjaft debat në rrjete sociale lidhur me mbështetjen e saj ndaj Donald Trump dhe faktin që postoi edhe mesazhin privat të urimit që i kishte çuar këtij të fundit. Por duket se Bleona nuk ka qenë e zhgënjyer vetëm nga ndjekësit e saj, por edhe nga Behgjet Pacolli, i cili, sikundër edhe një pjesë e mirë e shqiptarëve, nuk e kanë pëlqyer faktin që Bleona ka postuar urimin që i ka bërë z. Trump, duke e shoqëruar këtë veprim të këngëtares edhe me një skepticizëm në vërtetësi.

Bleona ka vendosur të shprehet në një letër publike në llogarinë e saj në Instagram si më poshtë:

“I dashur miku im Behgjet,

Jam realisht e zhgënjyer që ti, një njeri nga i cili unë kam mësuar si të sillem me liderët botërorë, një njeri për të cilin respekt është fjala që ka karakterizuar marrëdhënien tonë prej shumë vitesh. Ke rënë në vorbullën e thashethemeve e të injorancës dhe je tashmë pjesë e tyre. Është e drejta ime, fillimisht si qytetare amerikane, artiste dhe më pas si mike e zotit Trump, t’i dërgoj një mesazh urimi në një moment historik si ky që ka çuar peshë botën! Ndryshimi i vetëm është që unë nuk i kam dërguar letër të hapur si çdo artist tjetër që ka qenë i gëzuar për këtë fakt, por i kam dërguar SMS, të njëjtën gjë që kam bërë edhe me ty kur je bërë president!
Nuk po bie në nivelin nga i cili po operon ti kohët e fundit dhe të të përmend emrin lart e poshtë nëpër emisione që gjenerojnë tituj “flluska sapuni” dhe po mos të të njihja personalisht, të mos shikoja më larg sesa injoranca dhe xhelozia e njerëzve të vegjël dhe po të kisha qenë prezente (në më shumë sesa një rast) kur ti ke bërë takime me liderë botërorë do të thosha: Njerëzit si ti kur bëjnë statuse të tilla nëpër emisione, fillimisht nisen nga vetja sepse ata janë vetë mashtrues! Thonë kanë “marrëdhënie të afërta” dhe “numra celulari” të liderëve botërorë, kur realiteti është krejt ndryshe: Këta liderë, as i njohin e as i dinë se kush janë këta njerëz, thjesht ata kanë qenë në të njëjtën dhomë me ta! Kaq.
Por unë të njoh nga afër dhe e di që ti si Behgjet je më i mirë se kaq! Qëndron shumë më lart sesa inferioriteti ballkanik, prandaj mos u bëj pjesë e tij! Nuk është etike nga ana ime të nxjerr SMS të miqve të mi nëpër gazeta, por meqë ka ardhur puna deri këtu midis meje e teje, që të komunikojmë nëpërmjet televizionit e mediave sociale, në shkëmbim të një kërkimi faljeje publike nga ana jote, më poshtë është një “screenshot” i email-i që kam marrë 33 minuta pas rezultatit të zgjedhjeve nga një prej njerëzve më të afërt të zotit Trump. Unë kam aq klas sa mesazhet dhe marrëdhëniet personale të mos i bëj pazar gazetash, por nëse ti dëshiron atëherë patjetër marrëdhënia jonë do të jetë pjesë e librit tim që do të dalë së shpejti në treg.
Të përqafoj nga larg”.

bleona

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje