Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona Qereti për “Mango Bunch”: “Dua një miliarder 40 vjeç, të mos jetë i martuar dhe të mos ketë dashnore”

Bleona Qereti për “Mango Bunch”: “Dua një miliarder 40 vjeç, të mos jetë i martuar dhe të mos ketë dashnore”
October 12
12:06 2016

Këngëtarja Bleona Qereti, që tanimë të gjithë e njohim jo vetëm për këngët apo karrierën e saj muzikore por edhe për temperamentin e saj ekspresiv, ka dhënë një intervistë për portalin “mangobunch.com”.

Në këtë intervistë zbavitëse dhe që është përqendruar më tepër te jeta personale e Bleonës, pyetjes se cilat janë kriteret për mashkullin që ajo do të ketë në krahë, këngëtarja i është përgjigjur: “Dua një miliarder 40 vjeç, të mos jetë i martuar dhe të mos ketë dashnore. Çfarë do të fitojë ai është që nuk do të mërzitet kurrë duke ndenjur pranë meje”, – ka përfunduar ajo.

Ndërkohë, për sa u përket “çmendurive” që ka bërë, Bleona ka treguar se ka udhëtuar për në Shqipëri vetëm për një darkë dhe është kthyer prapë në SHBA pasi ka përfunduar darkën.

Këtë intervistë, Bleona e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram, ku ka cituar përgjigjen që ka dhënë se çfarë mendon  ajo për dashurinë: “Dashuria për mua është të zvarritem në tokë dhe të më pikojë zemra gjak nga dashuria e madhe që ndiej”.

bleona

/Blitz.al/

Shperndaje