Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona Qereti na tregon 10 gjërat që mund të arrijmë duke përdorur 0 talent

Bleona Qereti na tregon 10 gjërat që mund të arrijmë duke përdorur 0 talent
January 19
08:40 2017

Këngëtarja Bleona Qereti është duke punuar drejt një karriere më të mirë në SHBA, edhe pse së fundmi nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, me shumë mundësi ajo është në përpjekje për të arritur diçka më të madhe dhe cilësore.

Ndërkohë, postimet në rrjete sociale nuk mungojnë nga ana e saj dhe shpesh mundohet që me shembullin e vet të suksesit të mësojë edhe ndjekësit, mes të cilëve edhe fansat më të zjarrtë të saj.

Vetëm pak minuta më parë, në Instagram, Bleona u ka treguar të gjithëve se cilat janë 10 gjërat që mund të arrihen edhe pa pasur talent specifik.

“10 gjëra që kërkojnë 0 talent: të jesh në kohë, etika e punës, përpjekja, gjuha verbale dhe e trupit, energjia, mënyra që vendos t’i arrish gjërat, pasioni, të qenit drejtuese, të bërit më shumë seç kërkohet, të qenit e përgatitur”, – ka shkruar Bleona duke treguar se kështu ajo motivohet.

 

/Blitz.al/

Shperndaje