Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona Qereti ka qenë dëshmitarja e dasmës së “çmendur” të Angela Martinit dhe ka disa fjalë për të!

Bleona Qereti ka qenë dëshmitarja e dasmës së “çmendur” të Angela Martinit dhe ka disa fjalë për të!
December 13
11:58 2017

Mbrëmja e djeshme ka qenë e gjitha dedikuar Angela Martinit dhe partnerit të saj Dragos, pasi lajmi i dasmës së tyre u përhap shpejtë në të gjitha portalet. Dyshja u martua në Las Vegas, pa bërë asnjë plan më parë, ashtu thjesht duke e menduar e realizuar në vend.

“Vendim i minutës së fundit” – kanë thënë çifti në postimet e tyre pasi kanë shprehur të dy në Instagram se dashuria e tyre ka qenë gjithnjë e çmendur e spontane ndaj s’kishte si të ndodhte ndryshme as me vendimin e martesës.

Jo vetëm martesa, por edhe dëshmitarja në dasmën e tyre në Las Vegas ka qenë një personazh po aq ‘crazy’. Bëhet fjalë për këngëtaren Bleona Qereti e cila ka pasur jo vetëm detyrën e dëshmitares por edhe të shoqërueses së parë të nuses. Lidhur me këtë fakt, ajo ka shkruar disa fjalë në Instagramin e saj.

“Dy nga njerzit më të bukur brenda dhe jashtë, Angela dhe Dragos! Jam prekur shumë kur më kërkuan të isha dëshmitarja dhe shoqëruesja e nuses në ditën e tyre më speciale të martesës. Faleminderit që më latë mua të isha pjesë e një momenti aq të rëndësishëm, sidomos për ty, motra ime e bukur Angela. Të dua dhe do të të dua përgjithmonë. Ju uroj gjithë lumturinë e botës dhe bekime për të dy. Zoti ju bekoftë, trashëgime e me jetë të lumtur!” – ka përfunduar Bleona e cila duket që është emocionuar shumë. /Blitz.al/

Shperndaje