Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona për Çanin dhe Adelinën: Ka shumë tension seksual mes jush

Bleona për Çanin dhe Adelinën: Ka shumë tension seksual mes jush
May 23
21:37 2016

E hëna me “Your Face Sounds Familiar” prodhon gjithnjë batuta dhe performanca nga më të ndryshmet. Janë diskutuar shpesh situatat mes jurisë dhe konkurrentëve, sidomos ajo mes Arian Çanit dhe  Adelina Tahirit. Batutat mes tyre kanë lindur që natën e parë të spektaklit e nuk kanë reshtur as sot. Çani është parë gjatë spektaklit që mezi po e priste performancën e Adelinës, e cila interpretoi “Baby Boy” të Beyonce. Pasi Adelina ka përfunduar interpretimin, Çani e ka komplimentuar, por ka zgjedhur të mos e komentojë më gjatë për shkak të orarit performancën e këngëtares. Ka qenë Bleona ajo që ka shpjeguar reagimin e tij. Ajo e ka quajtur një marrëdhënie me tension seksual situatën mes Çanit dhe Adelinës, një pohim paksa provokativ; edhe pse asnjëri prej tyre nuk reagoi, edhe pasi Bleona e përsëriti për të dytën herë. Kjo është një gjë e pritshme prej këngëtares, e cila nuk e kursen sinqeritetin, por as batutën, pavarësisht situatës. Çfarë na bën kurioz është, sa të vërteta ka vallë brenda pohimit të Bleonës?

Komento
Shperndaje