Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona, nga Hollivudi në tallava

Bleona, nga Hollivudi në tallava
March 31
14:05 2016

Ata që e njohin Bleonën e dinë mirë sa e thjeshtë është në marrëdhënie me njerëzit, edhe pse ka jetuar në LA, ka shkelur shumë tapetë të kuqë të eventeve të ndryshme në botë apo ka qenë pjesë e “Euros of Hollywood”. Bleona nuk e ka problem të frekuentojë  një lokal çfarëdo, mjafton të jetë në shoqëri të mirë. Pak ditë më parë ajo ka qenë në “Amsterdam Club” në Tiranë, lokal që u bë i famshëm si “vendi i tallavasë”, edhe pse shpesh ftohen këngëtarë të rrymave të ndryshme muzikore. Një video e hedhur në Instagram nga ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi, tregon Bleonën teksa argëtohet në shoqërinë e miqve të saj, ndër të cilët edhe Stine dhe Çiljeta. Bleona nuk ka nguruar të marrë edhe mikrofonin për të kënduar. Kjo tregon që nuk luan divën, edhe pse mund të ketë arsye për ta bërë këtë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje