Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona në një tjetër projekt Hollivudi

April 29
16:43 2016

Pak kohë më parë, Bleona Qerreti pati lajmëruar tek emisioni “Zonë e lirë” se shumë shpejt do ta shihnim në një tjetër produksion filmi hollivudian. Dhe paska qenë e vërtetë!

Sot ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto nga ato që mund të jenë prapaskenat e filmit.

Në fotot e postuara, Bleona shfaqet me tre nga protagonistët e filmit: Jenny Sanderson,  James Chalked dhe Oleg Taktarov. Ajo që mund të kuptojmë nga fotot është se këngëtarja shqiptare është në formë të shkëlqyer.

Filmi, pjesë e të cilit është edhe Bleona, titullohet “Dead Trigger” dhe është produksioni i dytë filmik në të cilin Bleona është aktore e mirëfilltë.

 

 

#deadtrigger #movieset 🎥🎬🎞 @olegtaktarov 😬

A photo posted by Bleona (@iambleona) on

#onset #deadtrigger with @jameschalke @jennysandersson 🎥🎬

A photo posted by Bleona (@iambleona) on

Komento
Etiketimet
Shperndaje