Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona në krah të miliarderit indian: “Na presin gjëra të mëdha”

September 26
15:28 2016

Bleona Qereti njihet tanimë për natyrën e saj karizmatike dhe për faktin se do gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm në trojet shqiptare por edhe ndërkombëtarisht. Për momentin ajo nuk ka folur për ndonjë projekt me të cilin është duke u marrë në SHBA, atje ku edhe jeton momentalisht, por vetëm përpara pak minutash ka zbuluar për ndjekësit në Instagram një projekt që do t’i përkasë të ardhmes.

Bleona është shfaqur krah Lali Modi, i cili është një sipërmarrës indian që ka mjaft biznese nëpër botë dhe pasuri të patundshme. Ka qenë në fakt Modi ai që ka lajmëruar se me këngëtaren do të nisin projekte të reja dhe e ka konsideruar Bleonën si një këngëtare mjaft të mirë, plot jetë dhe energji.

Të dy nuk kanë dashur të japin detaje lidhur më projektin dhe nëse ai i përket botës së muzikës apo jo, por ajo çka mund të themi me siguri është se do të jetë një projekt luksoz, ashtu siç në fakt Bleona ka dashur dhe synuar gjithmonë. /Blitz.al/

Shperndaje