Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona fiton bastin, mposht Justin Bieber!

Bleona fiton bastin, mposht Justin Bieber!
August 21
21:13 2016

Këngëtarja Bleona Qereti shprehet shumë entuziaste në një video të postuar në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet duke vrapuar!

Karakterin e saj rebel e ka treguar edhe gjatë vizitës në një nga rrënojat e qytetërimit Maya në qytetin Tulum, Meksikë.

Ajo ka vënë një bast me personat aty rrotull, se do të arrinte të bënte një fotografi në pikën më të lartë të rrënojave, aty ku edhe vet Justin Bieber-it i ishte mohuar lëvizja, për shkak se ishte zonë e ndaluar!

“M’u tha nga udhëzuesi i guidës se kur Justin Bieber ishte këtu disa muaj më parë, tentoi të bënte një fotografi në majë, por u ndalua nga forcat e sigurisë. Kështu vura një bast me të gjithë personat këtu, se do të tentoja të futesha brenda. Duhet ta fitoja patjetër bastin. Më pas dëgjova sigurinë duke bërtitur nga lart: “Jashtë!” – shkruan Bleona, ndër të tjera.

Më pas shton se ajo fiton gjithnjë, pavarësisht gjithçkaje! /Blitz.al/

Shperndaje