Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona bën revolucion, shpik vathët “magjikë”

April 02
09:16 2016

...

...
Picture 1 of 5

Prej vitesh ajo njihet nga publiku shqiptar si një ndër ikonat e ekstravagancës, si për mënyrën e veshjes, ashtu edhe për karakterin e saj rebel.

Nga përpjekjet për të depërtuar në botën hollivudiane, pjesëmarrjet në evente muzikore, si American Music Awards, mes personazheve VIP të njohur anembanë, Bleona ka tentuar gjithmonë të surprizojë dhe të arrijë atë që jo shumë shqiptarë (sipas saj) kanë arritur.

Një ndër “armët” e lançuara së fundmi prej saj, është linja e bizhuterive shopbleona.com, reklamën së cilës nuk mund ta bënte më mirë, veçse duke e prezantuar nëpërmjet trupit të saj.
Ama, pikërisht për këtë, Blitz.al zbulon një detaj tepër interesant.
Siç duket edhe në galerinë e fotove më lart, pavarësisht ndryshimeve të look-ut në vende apo evente të ndryshme, vathët nuk ndryshojnë. Të njëjtët vathë i kemi parë shumë shpesh te Bleona.

Të jetë vallë aq e fiksuar pas këtij modeli, sa i vendos kudo, pa pasur problem për syrin e mprehtë të publikut, apo kemi të bëjmë me një model të ri bizhuterish? Nuk është çudi në fakt, kur të shkon mendja te të ashtuquajturit buzëkuq 24-orësh; mbase Bleona po bën revolucion edhe në botën e bizhuve, me vathë që po i vure, vështirë “të të shkulen” nga veshi!

Komento