Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blendi Fevziu tregon ofertën e Ben Blushit për të kaluar në Top Channel!

Blendi Fevziu tregon ofertën e Ben Blushit për të kaluar në Top Channel!
June 02
12:16 2018

 

Së fundmi, në të gjitha mediat online dhe ato televizive po flitet për një largim të mundshëm të Blendi Fevziut nga televizioni Klan në Top Channel.

Ditën e sotme, në një intervistë për Panorama Plus,  Fevziu ka treguar edhe propozimin që i është bërë nga drejtori i ri të Top Channel.

“Disa kohë më parë, në një bisedë me Ben Blushin, drejtorin e ri të Top Channel, kemi folur për disa pakënaqësi të miat në Tv Klan. Kanë qenë probleme që lidheshin me mënyrën konceptuale dhe funksionale të televizionit, për të cilat ka debate në çdo media”, – ka treguar drejtuesi i “Opinion”.

“Ben Blushi më bëri një propozim për t’u bërë pjesë e Top Çhannel. Duke parë mënyrën se si ai Televizion po fuqizon linjën politike dhe gazetareske pas ardhjes së Blushit, u ndjeva i tunduar nga ky propozim. Deri tani nuk kam marrë asnjë vendim nëse do transferohem në Top, apo do të qëndroj në Klan”, – ka përfunduar Fevziu.

Duket se kjo verë do të jetë e vështirë për Fevziun, të cilit do t’i duhet të zgjedhë mes dy fuqive më të mëdha mediatike në vend. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje