Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Blendi Fevziu për prezantueset televizive shqiptare : “Janë bërë të gjitha njësoj!”

Blendi Fevziu për prezantueset televizive shqiptare : “Janë bërë të gjitha njësoj!”
July 11
10:34 2019

Tani që ka ardhur sezoni veror dhe të flasësh për politikë e aktualitet nuk është dhe aq zbavitëse, “Opinion”-i i Blendi Fevizut trajton tema më të lehta dhe ndonjëherë e më interesante. Bëj shaka, janë gjithmonë më interesante, çdo gjë është më interesante se politika.

Kështu ndodhi dhe mbrëmjen e djeshme, teksa moderatori bisedoi me panelin e të ftuarve në program për temën: “C’do të thotë të jesh e bukur?”. Sigurisht siç ndodh në të tilla raste, edhe pse mendimet e shprehura nga të ftuarit ishin interesante, në fund sërish askush nuk e kuptoi se ç’do të thotë të jesh e bukur. Ndoshta ngaqë duhet të jesh vetë.

Megjithatë në hapjen e programit, moderatori i njohur shprehu një “shqetësim”, i cili në fakt kishte ldhje me paraqitjen apo cilësitë fizike të prezantuesve televizve në Shqipëri. Duke pasur në mëndje faktin që sot, shumë personazhe të ekranit i nënshtrohen ndërhyrjeve estetike për tu dukur sa më mirë, ai nxorri fotot e buzëve të 3 prezantuesve dhe sipas Fevziut të treja janë njësoj.

Madje, duke komentuar këtë gjë të cilën e kishte vënë re në rrejtet sociale, ai u shpreh se edhe dhëmëbt i kanë njësoj, jo vetëm buzët dhe po ti kapësh në portret nuk e kupton më ku je. “Janë të gjitha njësoj, njësoj, njësoj komplet. Duket se dhe masën e fryrjes e kanë të ngjashme dhe hajde bëje dallimin. Duket një lloj bukurie, e cila në një farë mënyre nuk lidhet edhe me karakterin. Bukrua është dhe një shprehje e karakterit të gjithësecilit, është thënë gjithmonë, por duket se sot është një shprehje e karakterit të mjekut estetist.”

Shpresojmë vetëm që koleget prezantuese të Fevziut mos t’i kenë njohur buzët e veta të shfaqura në ekran, edhe pse dyshoj se do ta kenë aq të thjeshtë, fundja janë njësoj. /Blitz.al/

Share