Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blendi Fevziu, një baba i përkushtuar

September 24
15:42 2016

...

Blendi Fevziun të gjithë e njohim si moderatorin e një prej emisioneve më të ndjekura politike dhe sociale në Shqipëri. Ai ka zgjedhur që jetën e tij private ta mbajë sa më larg kamerave duke ndarë shumë pak me fansat që e ndjekin në rrjete sociale. Blendi është baba i dy vajzave, Mishel dhe Alis.

Rreth një vit më parë gazetari dhe bashkëshortja e tij, Ines, sollën në jetë vajzën e dytë. Para pak minutash, Blendi ka shpërndarë në Facebook një foto ku shfaqet bashkë me vajzën e vogël e duket se babë e bijë po kalojnë bukur një ditë me diell. I veshur sportiv, ndryshe nga imazhi me të cilin jemi mësuar ta shohim shpesh në ekran, gazetari ka ndarë me fansat një moment nga e shtuna të cilën ka zgjedhur ta kalojë me të bijën, duke u argëtuar së bashku./Blitz.al/

Komento
Shperndaje