Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Blendi Fevziu i përgjigjet pyetjes alla shqiptarçe: Tv Klan e paguan më shumë se 7000 euro

Blendi Fevziu i përgjigjet pyetjes alla shqiptarçe: Tv Klan e paguan më shumë se 7000 euro
July 12
17:14 2019

Nëse ka një pyetje që nuk mund t’i shpëtosh sa herë që bën muhabet me një shqiptar kurioz është se sa e ke rrogën dhe ku punon.

Le të themi se kur vjen puna tek personazhet e famshëm të gjithë e dimë se paguhen shumë por vlera e saktë qëndron gjithnjë në pikëpyetje pasi ashtu siç edhe shprehen shumë, nuk është dhe aq komode të flasësh për rrogën publikisht.

Dihet se Blendi Fevziu është një ndër gazetarët më të paguar në Shqipëri por deri tani nuk kishte pohuar një shifër konkrete.

Ditën e djeshme në emisionin “3shat” Bora Zemani e ka pyetur Blendin nëse ai është vëret gazetari politik më i paguar në vend. Fevziu u përgjigj se këtë nuk mund ta thotë pasi nuk i di se sa marrin kolegët e tij.

 “Po mirë a merr më shumë se 7000 euro në muaj?” ,-e pyeti Bora Zemani.

Nuk e di, nuk i di rrogat e të tjerëve. Po i marr”,- ka thënë Blendi.

Epo që ishte rreth kësaj vlere e kishim parashikuar por ende nuk e dimë mirë se deri kur shkon kjo “më shumë se 7000 euro”. /Blitz.al/

Share