Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Blendi Fevizu tregon se përse e braktisi profesionin si pedagog, që ditën e parë të punës

Blendi Fevizu tregon se përse e braktisi profesionin si pedagog, që ditën e parë të punës
September 19
09:26 2019

Blendi Fevizu ka trajtuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, një temë që lidhet me arsimin e lartë në Shqipëri, por duke pasur në fokus rastin e fundit në Elbasan, ku një pedagog i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së provimeve.

Megjithatë siç ndodh përgjithësisht në emisionin e tij, diskutimi nuk mbeti vetëm tek ky rast i rëndë, por u trajtua dhe më gjërë puna e pedagogut në vendit tonë dhe të qënit student. Vetë Blendi rrëfeu për herë të parë, se rreth 15 vite më parë kishte provuar eksperiencën e të qënit pedagog në Universitetin e Gazetarisë, profesion që e kishte braktisur që ditën e parë të punës.

Nuk e kam thënë kurrë, para 15 vitesh, më thirrën tek Gazetaria për të dhënë një lëndë. E mora me qejf dhe thashë po jap një semestër”- tregon Fevizu-“Shkova pasi nuk lashë gjë pa përmbysur një ditë para, megjithëse isha shumë i zënë dhe me shumë emocion, se mbaja mend pedagogët e mi. Kur shkova, nga 40 studentë që kishte grupi, gjeta vetëm 6 veta në klasë. Mora regjistrin, i thashë faleminderit atij që më thirri, unë s’vij më as në sezon e asgjë. Tani të humb unë të gjithë pasditen, të pregatitem për të dhënë një leksion dhe të gjej 6 veta në sallë? E lashë që atë ditë, siç e mora regjistrin, shkova dhe e lashë. Kur studenti nuk do të vijë, kisha 40 për të ardhur në klasë dhe gjeta vetëm 6.

Të gjithë historinë moderatori i njohur i “Opinion” e ndau me të ftuarit dhe me publikun, për të thënë se pedagogët nuk arrijnë të motivohen apo të japin më të mirën e tyre, kur shikojnë numra aq të vegjël studentësh në auditore, për shkak se pjesa më e madhe e tyre nuk paraqiten në leksione:

Si do motivohet ai në këtë rast? Këtë e kam personale dhe nuk e kam rrëfyer ndonjëherë. Një ditë para humba minimalisht 2 orë dhe të heq 2 orë për vetëm 6 veta, nuk ka vlerë. Nuk ndjen emocion një herë më 6 veta, e lashë fare, nuk më duhej, është humbje. Ti nuk mund të pregatitesh për t’u dhënë 6 vetave kur 40 të tjerë nuk duan fare.”

Që të jemi të drejtë deri në fund, Blendi humb minimalisht më shumë se 2 orë në ditë për tu pregattitur për 6 analistë që do ketë në studio çdo mbrëmje, dhe jo për 40. Megjithatë nëse do të kishte vazhduar karrierën në pedagogji me shumë mundësi nuk do kishim “Opinion”-in që kemi sot, kështu që zgjedhja e tij doli e mirë për të gjithë në fund. /Blitz.al/

Share