Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bledi Mane: Vajza e Adriatik Llallës, dikur me bukë me vete në shkollë, sot me makina 75 mijë euro

Bledi Mane: Vajza e Adriatik Llallës, dikur me bukë me vete në shkollë, sot me makina 75 mijë euro
August 01
13:10 2016

Në një postim të fundit, gazetari Bledi Mane kërkon që të largojmë vëmendjen nga djali i ish-guvernatorit të BSH-së apo partnerja e Shkëlzen Berishës dhe të fokusohemi tek abuzuesja e tmerrshme e parasë, vajza e kryeprokurorit Adriatik Llalla, përcjell Blitz.al.

I lebetitur, Mane përshkruan jetën e shthurur të 17-vjeçares, që vetëm tre vjet më parë merrte bukë me vete në shkollë, ndërsa tani lëviz me dy makina, 75 mijë euro të dyja, bën shopping dhe udhëton shpesh nga Vjena në Dubai; pushon në suitat e 15-katëshit e tashmë në Jalë, ku ka prenotuar një dhomë duplex te kompleksi “Folie Marine”. Maniake e orëve të shtrenjta të lara me ar dhe e çantave firmato, veç të tjerash.

“Zihuni ju për reformën në drejtësi, bllokojeni apo zhbllokojeni atë. Bëjini karshillëk apo servilosjuni Washingtonit dhe Brukselit. Bashkoni ose përçani partitë, kjo pak rëndësi ka për Enin apo babi Tikun, por thjesht e pastër unë dua ta di:
-A do ketë bir kurve ta ndihmojë kryprokurorin Llalla të shpëtojë nga Vetingu?
Donald Lu, e kupton çfarë kam shkruar apo ke nevojë për përkthyes?
Po ti Ilir Meta po më lexon?
Ah doktor, doktor Berisha! Ta futi kësaj here qytetari dixhital. Nuk kishte besim te ty dhe m’i dërgoi mua fotografitë e Eni Adriatik Llallës!”- përmbyll reagimin e tij Bledi Mane.

Etiketimet
Shperndaje