Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blake Shelton i mëson Jimmy Fallon si të mjelë një lopë…

Blake Shelton i mëson Jimmy Fallon si të mjelë një lopë…
October 11
14:59 2016

Blake Shelton ka qenë i ftuar në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon  dhe moderatori e bëri këngëtarin të hajë sushi për herë të parë. Por kjo nuk ka qenë e vetmja e papritur për Shelton, pasi iu desh të provonte edhe diçka tjetër, si të milte një lopë.

“Ti do ta prekësh lopën në një pjesë shumë private, por duhet thënë se kjo është normale nëse nuk vishesh si për spektakël”,-  është shprehur moderatori.

Shelton u përpoq të milte lopën, por batutat e moderatorit ishin të shumta.

“Duhet shumë romancë dhe finesë, kështu që krijo një lidhje me lopën Oreo”,- ka thumbuar Fallon.

Por prova e Shelton ka përfunduar me sukses dhe madje ai i ka mësuar edhe Fallon si të veprojë.  Këngëtari ka treguar se fermerët kanë një traditë, i bëjnë fotografi  qumështit nëse është hera e parë që mjelin një lopë. Kështu Blake Shelton e përfundoi me sukses sfidën duke përmbushur në fund edhe traditën./Blitz.al/

Komento
Shperndaje