Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blake Lively dhe Ryan Reynolds nuk i kursejnë puthjet e zjarrta në publik

July 04
18:59 2016

...

Taylor Swift dhe Tom Hiddleston nuk kanë qenë të dashuruarit e vetëm që shkëmbejnë puthje të zjarrta në këtë ditë 4 korriku (lexo këtu).

Blake Lively dhe Ryan Reynolds gjatë fundjavës janë fotografuar teksa puthen gjatë pushimeve në plazh në Rhode Island. Lively e ka përqafuar partnerin e saj teksa ai e ka ngritur peshë në ujë për t’i dhënë një puthje. Çifti kishte sy vetëm për njëri-tjetrin dhe janë shfaqur shumë të dashuruar në publik, edhe pse në shoqërinë e tyre ishin edhe shumë personazhe të njohur, si Gigi Hadid, Karlie Kloss, Ruby Rose e Taylor Swift.

Lively është në pritje të fëmijës së dytë  me bashkëshortin Raynolds. Ata kanë vite të martuar dhe kanë një vajzë 18 muajshe, James.

Komento
Shperndaje