Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Black Eyed Peas ribashkohen për të rinovuar “Where is the love”

Black Eyed Peas ribashkohen për të rinovuar “Where is the love”
September 01
18:58 2016

Black Eyed Peas janë rikthyer me një perspektivë të re.   Grupi ka deklaruar se do të rinovojnë këngën e tyre që ka qenë një hit në 2003, “Where is the love”.

Këtë herë nuk do të këndojnë vetëm Will.i.am , Apl.de.ap, Taboo dhe Fergie, por kënga do të përmbajë vokale shtesë nga Diddy, Cassie,  Andra Day, The Game, Jessie J, Justin Timberlake, Dj Khaled, Usher, Nicole Scherzinger, Jeden Smith, këngëtarë të tjerë dhe një kor me 40 fëmijë.

Grupi  Blac Eyed Peas ka thënë: “Në qoftë se ju doni vetëm racën tuaj, po diskriminoni të tjerët, inkurajohuni dhe pyesni: Ku është dashuria?”

Videoja e këngës është realizuar ditën e mërkurë dhe tregon  anëtarët e një familjeje të prekur nga dhuna. Pjesëmarrës në këtë video dhe këngë janë shumë këngëtarë të njohur. Videon mund ta gjeni edhe në Apple Music dhe Itunes./Blitz.al/

black

Komento
Shperndaje