Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blac Chyna publikon “foton” e parë të trashëgimtarit më të ri të Kardashianëve

May 24
15:13 2016

Pjesëtarja më e re e dinastisë Kardashian, Blac Chyna, ka ndarë me mediat sociale eko-n e parë të fëmijës që pret me Rob Kardashian.
Ajo e ka shoqëruar foton me një shkrim dedikuar shtatzënisë së saj dhe lumturisë që po përjeton me Rob. Blac Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, shkruan: “Për një kohë të gjatë ndihesha sikur King (djali që ka me Tyga-n) do të ishte fëmija im i vetëm dhe se do të ishte bekimi im i vetëm e se do të jetoja vetëm me të përgjithmonë. Por jo!
Shikoni ç’bën Zoti: jam e fejuar dhe gati për t’u martuar me njeriun më të mirë që njoh dhe që na do edhe mua, edhe King-un pa kushte”.
Chyna dhe Kardashian deklaruan fejesën e tyre në muajin prill të këtij viti dhe premtojnë që shumë shpejt do të ketë një dasmë tjetër brenda Kardashianëve.

Komento
Etiketimet
Shperndaje