Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blac Chyna flet për Tyga-n: “Ai është shumë i lirë”

Blac Chyna flet për Tyga-n: “Ai është shumë i lirë”
August 31
12:38 2016

Edhe pse e re në moshë, Blac Chyna është bërë tashmë pjesë e familjes së madhe Kardashian nga fejesa e saj me djalin e kësaj “dinastie”, Rob Kardashian.

Së fundmi, në një intervistë për “Elle”, Blac ka folur për ish-të dashurin e saj, Tyga, i cili e kishte paguar plot 2,500$ për t’u bërë pjesë e videos “Rack City”.

“Oh, ai është shumë i lirë… ose më i liri që mund të gjesh”, – tregon Chyna.

Më pas ajo është shprehur se duhej t’i kishte marrë më shumë para Tyga-s për videon: “Mendoj se duhej t’i kisha marrë më shumë para për atë video. Kam bërë gabim”.

Në intervistë, bashkëshortja e ardhshme e Rob Kardashian ka treguar edhe për eksperiencën në McDonalds, duke thënë se marka e njohur e ndihmoi për të kuptuar atë që donte në jetë: famën.

“Normal, fillova te hamburgerët dhe patatet, por nuk u ktheva më aty sepse kuptova që kisha lindur për diçka tjetër. Kuptova që kisha lindur për të jetuar mes yjesh”, – shprehet modelja për revistën e famshme.

Etiketimet
Shperndaje