Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blac Chyna flet për marrëdhënien me Kylie dhe Tyga-n

Blac Chyna flet për marrëdhënien me Kylie dhe Tyga-n
September 01
18:28 2016

Blac Chyna dhe Rob Kardashian kanë disa kohë që kanë përfunduar “luftën” me Kylie Jenner dhe Tyga.

“Ne i kemi sqaruar të gjitha dhe jemi pranë familjes së Rob-it. Nuk ka pakënaqësi mes nesh sepse jemi të gjithë të pjekur”.

Mes dy çifteve nuk ka më armiqësi dhe Chyna e Tyga kanë bashkëpunuar për rritjen e djalit të tyre 3-vjeçar. Blac ka thënë se ndihet mirë që djali i saj është pranë Kylie dhe Rob dhe është e rëndësishme që ai të ketë marrëdhënie të mira me të dyja palët.

Gjithashtu, marrëdhënia me Blac Chyna ndikoi në rregullimin e problemeve të Rob-it me familjen e tij. Ai shprehet i lumtur tani që të gjithë mbështetin njëri-tjetrin./Blitz.al/

Shperndaje