Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Biznesmeni tregon si shpëtuan 15 shqiptarë nga sulmi në Las Vegas!

Biznesmeni tregon si shpëtuan 15 shqiptarë nga sulmi në Las Vegas!
October 03
10:10 2017

Ditën e djeshme u regjistrua masakra më e madhe në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 64-vjeçar u mori jetën barbarisht 59 personave dhe plagosi mbi 500 të tjerë.

Ngjarja ndodhi në Las Vegas, përballë hotelit dhe kazinosë “Mandalay Bay”, ku po mbahej një koncert me qindra pjesëmarrës.

Në mesin e të rrezikuarve nga atentatori kanë qenë edhe 15 shqiptarë, për të cilët ka folur biznesmeni Fatmir Frank Hamzaj. Në një prononcim për INA, Hamzaj shprehet:

“Aty janë të punësuar mbi 15 shqiptarë, të cilët janë roje sigurie apo punonjës të lojërave të fatit dhe mirëmbajtës së kazinosë së famshme ‘Mandalay Bay Hotel’.
Në atë moment që ndodhi ngjarja, asnjëri prej tyre deri tani nuk thuhet se ka qenë pjesëmarrës në koncertin muzikor në rrugën 91-Str., i cili është një shesh përballë kazinosë ku ndodhi ngjarja dhe fatmirësisht, të gjithë pra të 15 shqiptarët, duke folur me ta tani, më thanë se janë
shëndosh e mirë.”

Sipas të dhënave të fundit, Stephen Paddock kishte 42 armë zjarri dhe dhjetra eksplozivë të cilët do t’i përdorte nëse sulmi do të vazhdonte dhe terroristi të mos kryente vetvrasje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje