Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Binjakët e “Al Pazar” kanë një thumb për “Duplex”-in

Binjakët e “Al Pazar” kanë një thumb për “Duplex”-in
March 10
18:35 2019

Romeo dhe Donald Veshaj kanë qenë të ftuarit e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialit këtë të shtunë në emisionin “Thumb”.

Binjakët e “Al Pazar” rrëfyen detaje nga raportet e tyre profesionale dhe personale.

Si të gjithë aktorët apo personazhet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me skenën edhe ata kanë kaluar vështirësi apo situata tv sikletshme. Ka patur raste kur kanë dalë në skenë pa patur një tekst për skeçin e tyre ama çuditërisht batutat u kanë dalë për mirë.

“Ka patur raste kur nuk kemi dalë mirë. Ka patur raste kur Goni (Agron Llakaj) ka qenë duke moderuar, ne kemi qenë në prapaskenë duke shkruar tekstin. Ka patur raste kur kemi dalë në skenë pa tekst fare fare. Kjo është situata thotë Goni, vazhdoni.  Por ja që numrat tanë më të bukur janë pa tekst. Kanë mbi 1 milion shikime në Yotube. Por realisht jo thjesht për ta thënë, se ca thonë është pa tekst por kjo është pa tekst pa tekst.”,- janë shprehur ata.

Mos vallë ky ishte një thumb për “Duplex”-in duke qenë se ata shprehen se gjithçka ndodh në skenë bëhet pa tekst?/Blitz.al/

Komento
Shperndaje