Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Billboard: Taylor Swift, artistja më e pasur e 2015-s

Billboard: Taylor Swift, artistja më e pasur e 2015-s
May 06
11:53 2016

Këngëtarja Taylor Swift ka ngritur një pasuri jo të vogël në vitin 2015.

Sipas Billboard, 26-vjeçarja është kurorëzuar si artistja më e paguar, pasi ka arritur të fitojë plot 65 milionë euro në vetëm 12 muaj nga shitja e albumeve dhe nga turet e suksesshme.

Një periudhë me shumë fat për Swift, le të themi, duke qenë se në muajin shkurt arriti të fitonte 3 çmime Grammy.

“Kjo është hera e parë në këto 10 vite që nuk e di se cili do të jetë hapi im i radhës. Kam vendosur që pas të gjitha gjërave të mrekullueshme që më kanë ndodhur vitin e fundit, të jetoj jetën time për pak kohë”,– shprehet Taylor për “Vogue”, e cila kështu merr pak pushim të merituar për veten.

Në vend të dytë të klasifikimit është renditur ylli i muzikës kauntri Kenny Chesney, me 35 milionë euro, ndërkohë që Rolling Stones renditen të tretët me 34 milionë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje