Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Billboard Music Awards 2018”: Nuk mund të humbisni performancën dhe fjalimin mahnitës të Janet Jackson!

“Billboard Music Awards 2018”: Nuk mund të humbisni performancën dhe fjalimin mahnitës të Janet Jackson!
May 21
12:07 2018

Të gjithë ata të cilët kanë pëlqyer qoftë dhe një herë të vetme Janet Jackson, me siguri janë në dijeni se karriera 40-vjeçare e saj ka qenë mjaft dinamike. Gjithsej ajo ka marrë 35 çmime dhe ka shitur plot 100 milionë kopje. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, në “Billboard Music Awards 2018”, Janet Jackson u rrit padyshim profesionalisht, duke tejkaluar pritshmëritë e publikut.

Teksa ajo fitoi çmimin “Ikonë” dhe bëri një performancë të jashtzakonshme të hiteve të saj më të mira, këngëtarja mbajti dhe një fjalim ku preku të gjithë të pranishmit si dhe teleshikuesit. Kjo u vërtetua mjaft mirë teksa fjalimi i këngëtares është shpërndarë me shpjetësi në të gjithë rrjetin.

“Jam më shumë se mirënjohëse dhe e nderuar për këtë çmim që kam marrë. Unë mendoj se të gjitha sfidat që na dalin në jetë, na bëjnë të jetojmë momente magjike që më pas kthehen në histori që vlejnë për t’u transmetuar dhe në brezat që do të vijnë. Jemi duke jetuar në një botë ku vajzat dhe gratë më në fund e kanë bërë të qartë se nuk duan të kontrollohen nga askush, nuk lejojnë të gënjehen dhe as abuzohen. Vajzat dhe gratë janë të sigurta tashmë se mund të jenë të barabarta me burrat dhe sa mirë që gjithçka po shkon në rrugën e duhur. Lutja ime është që, sado zhurmë të ndjejmë në gjithë këtë rrëmujë e paradoks mendimesh, fjalësh e konceptesh, kur qetësia bie aty është Zoti. Gjithçka që neve mendojmë se na mungon, pikërisht në këtë moment qetësie Zoti gjen një mundësi dhe nai jep: ndjeshmërinë, sensitivitetin, qetësinë dhe dashurinë pa kushte. Sërish, më lejoni t’ju falenderoj për gjithë vlerësimin dhe faleminderit Zotit për të gjithë energjinë që më jep në jetë dhe më lejon të jetoj si një artiste çdo ditë të jetës duke më mësuar se çdo ditë më shumë po mësoj të dashuroj më mirë, veten, botën dhe të tjerët. Faleminderit!” – përfundoi Janet Jackson fjalimin e saj tejet frymëzues. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje