Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Billboard Music Awards 2016, ndarja e çmimeve sot në mbrëmje

Billboard Music Awards 2016, ndarja e çmimeve sot në mbrëmje
May 22
18:21 2016

Sot në mbrëmje ndahen çmimet e Billboard Music Awards. Të nominuarit dhe fituesit e çmimeve zgjidhen nga vetë fansat e tyre. Të gjitha albumet dhe këngët e shitura, këngët në radio, turnet dhe këngët në mediat sociale janë gjurmuar dhe zgjedhur nga Billboard. Billboard ka një numër të madh kategorish, duke përfshirë: Top Billboard 200 artist,  Top Hot 100 Artist,Top Radio Songs Artists, Top Streaming Songs Artists, Top Selling Song dhe Top Song Sales Artist. Përveç këtyre, ka edhe kategori për këngët latine, rock, “dance” dhe këngët e ungjillit.

Billboard Music Awards do të prezantohet nga Ludacris dhe Ciara, ndërsa do të ngjiten në skenë për të dhënë çmime edhe artistë të tjerë, si Mila Kunis, Ashton Kutcher, Jessica Alba etj.

Këngëtarët me më shumë nominime janë The Weeknd me 19 nominime në 16 kategori. Më pas vjen Justin Bieber me 12 nominime në 11 kategori, Drake dhe Fetty Wap kanë 11 nominime, Taylor Swift dhe Adele kanë nga 8. Të gjithë këngëtarët e lartpërmendur do të konkurrojnë për çmimin “Top Artist of the Year”, përveç Fetty Wap i cili është nominuar për “Top New Artist”.

Në skenën e Billboard do të performojnë shumë artistë të njohur, të cilët vijnë me shumë surpriza. Mund ta ndiqni atë në Live Stream, TV Schedule dhe Start Time.

Komento
Etiketimet
Shperndaje