Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Big Mama flet hapur, zbulon arsyen e ndarjes nga i dashuri

Big Mama flet hapur, zbulon arsyen e ndarjes nga i dashuri
January 14
11:25 2018

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publiku shqiptar. Përveç pjesës së  këngës ajo pëlqehet shume edhe nga tipi plot humor  që ka.

Viti që shkoi për Big Mamën ka qënë një vit i ndryshimeve të mëdha në jetën e saj. Nga pamja e jashtme e deri tek ndarja nga i dashuri.

E ftuar në Prive ajo ka folur për jetën e saj dhe gjithashtu ka treguar arsyen e ndarjes. Big Mama është shprehur se lidhja e saj me të dashurin ka zgjatur rreth një vit dhe ka qenë një lidhje serioze, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu si ata i kishin menduar. Big- u tha gjithashtu se  ajo dhe ish i dashuri i saj kanë vendosur të dy që t’i japin fund lidhjes së tyre duke rënë kështu dakord me njëri-tjetrin.

Këngëtarja ka sqaruar të gjithë se këngë e saj e fundit me titull  “Zemra e Ndalume” nuk është dedikim për të dashurin sepse kënga ishte regjistruar gjatë kohës kur ajo ka qënë e lidhur. /Blitz.al/

Shperndaje