Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Big Brother” vazhdon me drama! Ja çfarë kanë bërë tani Damiano dhe Donjeta

“Big Brother” vazhdon me drama! Ja çfarë kanë bërë tani Damiano dhe Donjeta
May 16
14:32 2017

Edhe pse ata u larguan nga “Big Brother”-i duket se ky i fundit nuk po largohet dot nga ata.

Ishin partnerë brenda shtëpisë, por për arsye që ende nuk i dimë, Damiano dhe Donjeta patën një konflikt të hapur në rrjete sociale duke ofenduar dhe folur me ironi për njëri-tjetrin. Por nuk vonoi shumë dhe duket se gjithçka mes tyre është rregulluar.

Ka qenë Damiano ai që ka udhëtuar drejt Kosovës dhe është takuar atje me Donjetën dhe vëllain e saj Liridonin. Në një foto shumë të afërt me ta, Damiano ka shkruar: “Të mbizotërojë dashuria dhe miqësia. Vëlla, motër”.

Epo shyqyr, mbase u mbyll me kaq! /Blitz.al/

Shperndaje