Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Big Brother”-i i vërtetë jashtë shtëpisë! Donjeta ofendon rëndë Armelën, e ndan nga Damiano dhe në fund i kërkon falje

“Big Brother”-i i vërtetë jashtë shtëpisë! Donjeta ofendon rëndë Armelën, e ndan nga Damiano dhe në fund i kërkon falje
May 18
09:43 2017

Ndërkohë që loja  vazhdon brenda në shtëpi, duket se “Big Brother”-i i vërtetë po ndodh jashtë saj. Që prej ditës së djeshme, trekëndëshi Damiano, Armela dhe Donjeta kanë qenë në qendër të vëmendjes. Armela e deklaroi edhe në emisionin “Thumb” që e vetmja banore me të cilën nuk do të kishte kurrë shoqëri nga ky “Big Brother” ishte pikërisht Donjeta. Ishin partnerë brenda shtëpisë, por për arsye që ende nuk i dimë, Damiano dhe Donjeta patën një konflikt të hapur në rrjete sociale duke ofenduar dhe folur me ironi për njëri-tjetrin. Por nuk vonoi shumë dhe duket se gjithçka mes tyre është rregulluar.

Ka qenë Damiano ai që ka udhëtuar drejt Kosovës dhe është takuar atje me Donjetën dhe vëllain e saj, Liridonin. Në një foto shumë të afërt me ta, Damiano ka shkruar: “Të mbizotërojë dashuria dhe miqësia. Vëlla, motër”. Ky afrimitet i Damianos me Donjetën ka bërë që Armela të mërzitet deri në atë pikë sa lidhja mes tyre të vihet në pikëpyetje. Armela është ndierë e ofenduar nga motra e Donjetës, e cila ka postuar një video ku shante Armelën për shkak të ngjyrës dhe prejardhjes së saj. E para që ka reaguar ka qenë Armela:

“Më vjen vërtetë keq kur një familje bën sikur ka lexuar Kanunin dhe kapaciteti i tyre i ulët arrin në pseudo-ofendime, kur ndërkohë kanë një fëmijë me orientim të ndryshëm seksual. Kur gjithë bota të gjykon dhe ty të djeg në shpirt, a mendon se edhe personi tjetër ka një familje që të mallkon çdo ditë me gjithë zemër për dhimbjen që po i shkakton? Më vjen keq që disa nuk kanë arritur të kalojnë gardhin e injorancës. E kalova të gjithën në heshtje, por nuk mbajti më ujë pilafi. Betohem që kjo është hera e parë dhe e fundit që merrem me të njëjtën çështje hipokrizie. Nuk ju fal më vëmendje sepse e di që këtë kërkoni, për këtë vuani, për këtë luteni para se të flini. Zoti qoftë me ju!”

Nuk ka vonuar edhe reagimi i Damianos, i cili i ka kërkuar falje publike Armelës, si dhe ka deklaruar se nuk janë më të lidhur.

“BB9 mbaroi. Por ndiej detyrim moral që të sqarohem me të gjithë mbështetësit e mi. Ata që më kanë parë që nga hyrja dhe deri sot. E para, puna me Donjetën. Siç e dini, unë me Donjetën kemi pasur miqësi në fillim. Jam munduar ta mbroj në çdo situatë në shtëpi, qoftë te single-at apo edhe te çiftet. Donjeta u largua dhe unë u rifuta në shtëpi. Dhe gjeja e parë që bën Donjeta, më sulmon mua në media. Unë bashkë me Armelën çift. Ishte dhe një Liridon që donte të ishte me Armelën, por që fatkeqësisht nuk mundi të shkonte më tej. Të zgjidhja të dilja jashtë për hir të Liridonit apo të vazhdoja me Melën? Sigurisht me Melën. Dola nga shtëpia. Pavarësisht çdo gjëje, unë hedh një foto duke i treguar respekt Donjetës dhe ajo shkon dhe prapë ofendon. Ok, prapë shkoj në Prishtinë e takoj, çdo gjë në rregull aty. Sa kthehem në Tiranë, motra e Donjetës hedh një video, ku Armela ofendohet rëndë dhe jo vetëm Armela dhe familja e saj, por një komunitet i tërë. Përse? Për vëmendje? Unë e di përse dhe më vjen keq që e morën për dobësi mirësinë time për të qetësuar gjendjen. Vallë është e nevojshme? E dyta, Armela, me të drejtën e saj absolute, u mërzit me mua dhe jam shumë dakord. Jam dakord sepse dikush përdori mirësinë time dhe atë të Armelës për të qenë në vëmendje. Ne fatkeqësisht nuk jemi bashkë. E gjithë situata çoi në këtë drejtim. Dhe njeriu më i pafajshëm është Armela. Unë e lëndova nga mirësia ime për të rregulluar situatën, duke mos hedhur poshtë as shoqërinë, as Melën, por ja që nuk përfundoi ashtu. Nëse vërtet na keni mbështetur që fillim, bëjeni edhe tani, si me Armelën, edhe me mua. Nuk dua që gjithë kjo “zhurmë” të çojë në përçarje. Jo, neve si bashkë, edhe të ndarë ju duam pafund. Por s’mund të jemi bashkë për hir të mbështetësve. Na besoni, jemi po aq të thjeshtë sa ju, me mish edhe gjak. Unë dhe Armela do e mbështesim njëri-tjetrin në çdo moment që kemi nevojë. Dhe me këtë status unë i kërkoj falje publikisht që për të rregulluar situatën, e lëndova kur dikush përfitoi nga kjo”,- një status i cili është fshirë pak orë pas publikimit.

Megjithatë, Donjeta i ka kërkuar falje në privat Armelës për gjithë situatën që ka ndodhur. Vetë Armela e ka publikuar bisedën në Instastory duke e quajtur këtë ditë si momentin e drejtësisë./Blitz.al/

Shperndaje