Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Big Basta pret dhuratën e Zotit

May 01
13:11 2016

Big Basta - Instagram

Big Basta - Instagram
Picture 1 of 1

Çifti i këngëtarëve tepër i dashur për publikun, Big Basta dhe Vesa Luma, siç dihet janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që siç Vesa e ka bërë publike në një intervistë për Blitz.al, është djalë dhe do të quhet Lian. Teksa ditët kalojnë dhe ardhja e vogëlushit afron edhe më tepër, duket se padurimi i çiftit rritet gjithashtu.

Ka qenë Big Basta këtë herë, që në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një foto duke puthur barkun e Vesës e ku ka shkruar: “Waiting for our God’s gift” (duke pritur për dhuratën e Zotit). Duhet përmendur fakti se çifti nuk poston shpesh foto intime të tyre, pasi preferojnë të qëndrojnë argëtues e sportivë edhe në fotot që publikojnë në praninë e njëri-tjetrit.

Mirëpo, mesa duket, dëshira për vogëlushin që pritet të vijë së shpejti e do t’i bëjë prindër ka rritur edhe më shumë dëshirën për të shpërndarë me miqtë dhe simpatizantët e tyre dashurinë ndaj njëri-tjetrit, që shënjohet sidomos në këta muaj të bukur të shtatzënisë së Vesës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje