Big Basta feston sot 30-vjetorin. Dhurata e Vesës dhe Lianit është shumë e ëmbël

July 01
08:41
2016
Po vrasim mendjen nëse ka njeri më të lumtur se Big Basta sot apo jo.
Kjo sepse këngëtari ka shpërndarë një foto në Instagram ku shkruan: “Torta më e mirë që kam pasur! Faleminderit zemër, Vesa Luma. Ju dua shumë!”
Në postimin e shpërndarë tregon një tortë, ku në mesin e saj është fotoja e Big-ut me djalin, Lian, dhe në konturet e tortës shkruhet “Babi. Të duam, Lian, Vesa”.
Big Basta feston sot ditëlindjen e tij të 30-të dhe duket më i lumtur se kurrë përkrah Lianit dhe Vesës.
Gjëja e vetme që mund të bëjmë pas kësaj fotoje është t’i urojmë Big-ut: “Gëzuar ditëlindjen!”