Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bieber zhgënjen me këtë mesazh arrogant për fansat!

Bieber zhgënjen me këtë mesazh arrogant për fansat!
March 23
11:07 2016

 

Justin Bieber nuk do t’i takojë fansat e tij në koncerte deri në një njoftim të dytë. Ylli i popit njoftoi të martën, përmes Instagram-it, se ka anuluar të gjitha takimet dhe përshëndetjet që kushtojnë rreth 2,000 dollarë.

“Unë do t’i anuloj takimet dhe përshëndetjet. Më pëlqen të takoj njerëz aq të mrekullueshëm, por në fund më ngelet një ndjenjë e plogësht e mbushur me aq shumë energji shpirtërore të njerëzve të tjerë saqë nuk ndihem më i lumtur”, – ka shkruar Biber. Fansave që i kanë blerë paketat t’u jepet shpërblim vetëm nëse ata këmbejnë në rimbursim biletat.

“Dëshiroj t’i bëj njerëzit të buzëqeshin, por jo në kurrizin tim sepse unë gjithnjë largohem i mërzitur, i rraskapitur emocionalisht deri në pikën e depresionit”, – vazhdoi ai. “Presioni i të takuarit të fansave është një peshë e rëndë për shpatullat e mia”.

Komento
Shperndaje