Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bibbidi bobbidi boo! Qukëse false, por seksi për dreq!

Bibbidi bobbidi boo! Qukëse false, por seksi për dreq!
August 22
11:45 2017

Shpesh ndodh që ata që kanë quka në fytyrë të ankohen se nuk u pëlqejnë, ndërkohë që miqtë e tyre dëshirojnë t’i kenë pasi u duken tërheqëse.

Së fundmi vajzat janë duke bërë qukat tatuazh për t’u dukur, sipas tyre, më seksi dhe tërheqëse, edhe pse tatuazhet në fytyrë janë konsideruar gjithnjë si të rrezikshme, aq më tepër nëse bëhen në mollëza.  Jo vetëm tatuazh, por edhe disa ndërhyrje me Photoshop mund të të shndërrojnë në një qukëse seksi dhe pikërisht ky është trendi më i ri i vajzave të showbiz-it shqiptar.

Kudo në Instagram po shohim se disa prej bukurosheve të ekranit tonë u janë shtuar qukat në fytyrë, edhe pse më parë nuk ua kishim vënë re aspak. Le të mos u vëmë faj në fakt. Pavarësisht se janë thjesht të shtuara me një aplikacion fotosh apo si një tatuazh i përkohshëm, këto quka i kanë bërë tri mikeshat, Aurela Hoxhën, Beatrix Ramosajn dhe Elena Likën, të duken për dreq edhe më seksi!/Blitz.al/

 

Shperndaje