Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce zhgënjen fansat, ata e “tallin” në rrjetet sociale

May 03
11:56 2016

1

1
Picture 1 of 4

Duket se jo të gjithë e kanë pëlqyer pamjen e Beyonce-s mbrëmjen e djeshme në MET Gala. Edhe pse marka “Givenchy” ishte munduar të krijonte një veshje në përputhje me temën e eventit, si dhe me format trupore të Beyonce-s, çfarë nuk u ka pëlqyer fansave është ngjyra dhe detajet në pjesën e përparme të fustanit.

Fustani kishte një material të tillë që ngjante si prej llastiku, ndaj ka pasur nga ata që kanë  qenë shumë kundër, aq sa e kanë krahasuar Beyonce-n në komentet e tyre në rrjetet sociale me një kondom. Ndërkohë që të tjerë nuk janë ndalur vetëm me komente negative e fyese, por edhe kanë skicuar disa “meme” për të.  Në fillim e kanë krahasuar me personazhin vizatimor “Spongebob”, pastaj me një akullore me të njëjtën ngjyrë; dikush e ka krahasuar me një pulë, dikush tjetër ka preferuar të përdorë një ironi më të hollë duke e krahasuar me shtresat e lëkurës te njerëzit.

Ndiqni galerinë dhe argëtohuni!

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje