Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce tregon se nuk njeh konkurrencë në MTV VMA

Beyonce tregon se nuk njeh konkurrencë në MTV VMA
August 29
07:21 2016

Nëse një ceremoni të ndarjeve të çmimeve nuk ka Beyonce-n mund të themi se është e paplotë pas performancës së mbrëmshme.

MTV shpalli artisten 34-vjeçare si një nga performueset e natës së 28 gushtit pak minuta para se të niste ceremonia, paçka se ishim të sigurt që ajo do të ishte e pranishme sepse ishte e nominuar 11 herë, madje edhe për çmimin më të rëndësishëm, “Video Of The Year”.

Queen B është ngjitur më në fund në skenë për të performuar disa nga hitet e saj nga “Lemonade” (jo 1, por 5), duke i lënë të pranishmit “gojëhapur”.

Fillimisht e nisi performancën me një pjesë nga poema e albumit vizual, për të vazhduar më pas me një këngë të qetë, “Pray You Catch Me”. Më pas, Bey ndërrohet në skenë, për të vazhduar me “Hold Up” më seksi se kurrë.

Nuk kishte si të mos këndohej “Sorry” dhe fraza “You Better Call Becky With The Good Hair/Më mirë thërrit Becky-n me flokë të bukur”.

Në fazën më të lartë të agresivitetit, Beyonce performoi “Don’t Hurt Yourself” duke arritur në fund me “Formation” e duke mbyllur kështu performancën e saj epike.

Sapo nota e fundit e “Formation” përfundoi, artistja dhe kërcimtarët që e shoqëronin kanë formuar simbolin e femrës, rrethin me kyq, si dhe një dedikim për Prince.

Sigurisht, Knowles-Carter është ngjitur sërish në skenë, jo për të performuar, por për të marrë çmimet.

Të themi të drejtën, ne akoma s’e kemi marrë veten nga performanca që ndoqëm, por po jua tregojmë edhe juve në videon e mëposhtme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje