Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce sapo theu një rekord “mëmësie” pa i lindur akoma binjakët e saj!

Beyonce sapo theu një rekord “mëmësie” pa i lindur akoma binjakët e saj!
February 02
09:00 2017

Mbretëresha B. ka njoftuar dje ardhjen në jetë të binjakëve të saj me anë të një postimi në rrjete sociale. Menjëherë lajmi ka marrë bujë vërtet të madhe duke bërë që kjo foto të thyejë rekordin në Instagram me plot 7.2 milionë pëlqime deri tani, duke tejkaluar rekordin e Selena Gomez, fotoja e së cilës numëron 6.4 milionë dhe është postuar që nga muaji qershor i vitit të kaluar.

Gjithashtu edhe në Twitter, Beyonce ka thyer rekord sepse pas 45 minutash nga postimi i fotos janë bërë rreth gjysmë milioni “tweets” urime dhe lajme të tjera për shtatzëninë e saj.

Me siguri rekordi i radhës do të jetë fotografia e parë e binjakëve të saj kur të lindin! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje