Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce kthehet sërish në vend të parë

Beyonce kthehet sërish në vend të parë
July 21
19:20 2016

 

Paçka se ka plot 10 javë që është publikuar, “Lemonade” është kthyer përsëri në vendin  e parë në “chartet” botërore të ITunes.

Albumi i gjashtë i Beyonce-s u publikua më 23 prill të këtij viti dhe u pozicionua në vendin e parë të Billboard 200, por u zëvendësua nga “Views” i Drake. Kjo gjë nuk e ndaloi Beyonce-n të renditej e para në mbi 100 vende ku ITunes është prezent.

Duket se çështja “Becky” vazhdon të gjenerojë të ardhura për artisten 34-vjeçare, muaj pas publikimit.

Aktualisht, Bey është në mbyllje të sezonit evropian të turneut “The Formation World Tour”.

Shperndaje