Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Beyonce publikon fotot nga ditëlindja e vajzës dhe ju nuk duhet t’i humbisni!

Beyonce publikon fotot nga ditëlindja e vajzës dhe ju nuk duhet t’i humbisni!
September 22
09:37 2019

Beyonce duhet ta dijë se të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj besnikë janë të mërzitur me faktin që Emmys nuk e nominuam dokumentarin e saj “Homecoming” dhe duke dashur që të t’i ngrejë moralin të githëve, ka publikuar si rrallë herë disa foto në website-in e saj.

Edhe pse Bey është një personazh shumë privat i showbiz-it, ajo ndau disa foto nga festa e ditëlindjes së vajzës Blue Ivy. Okay, ditëlindja e Blue është në janar, kështu që këto foto janë bërë para 8 muajsh, por sërish nuk mund të ankohemi.

Tema e ditëlindjes së vajzës ishte “rose gold” dhe mesa duket ajo ka pasur në festën e 7-vjetorit të lindjes një pasarelë, ku ka sfiluar së bashku me shoqet e saj, me veshje gati të njejta.

Ndërkohë ky ishte look-u i ditëlindjes i Blue Ivy-t, me gërsheta shumëngjyrëshe, thonj të lyer dhe një pelerinë rozë.

Beyonce ndau dhe disa foto shumë të rralla të binjakëve, Rumi dhe Sir, të cilat dukeshin shumë të lumtur dhe të bukur gjatë festës:

Dhe sigurisht nëse doni të shihni një foto vetëm të Bey-t gjatë festës, dhe unë ju kuptoj totalisht, ja ku e keni:

Ndërkohë, foto të tjera u publikuan në website, nga festa e Vitit të Ri së bashku me Jay Z, nga Krishtlindjet, një pozë nga një darkë romantike dhe disa të tjera. Nuk e dimë përse diva e muzikës ka zgjedhur t’i publikojë piërisht tani këto momente të veçanta, megjithatë jemi shumë të kënaqur dhe presim sa më shumë në ditët në vazhdim. /Blitz.al/

Share