Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce prezanton koleksionin e “Ivy Park” për sezonin vjeshtë/dimër 2016

Beyonce prezanton koleksionin e “Ivy Park” për sezonin vjeshtë/dimër 2016
September 29
19:14 2016

Pas Rihanna-s me “Puma x Fenty”, një artiste tjetër që ka prezantuar koleksionin e linjës së saj të veshjeve është Beyonce.

Ajo ka prezantuar ditën e sotme koleksionin për sezonin vjeshtë/dimër 2016 (Fall/Winter 2016) të Ivy Park dhe mund të themi se ditët në palestër tanimë mund të jenë më produktive. Me një video të ngjashme me ato të “Lemonade”, Bey na tregon se ç’do të shohim në stendën e dyqaneve me veshje sportive. Përveç kësaj, ajo na jep edhe një monolog që krijon imazhin e artistes duke kërcyer, stërvitur dhe duke bërë qejf me familjen. E gjitha kjo për të frymëzuar e motivuar femrat anembanë botës.

Nëse kjo nuk ju bën përshtypje, prisni sa të shihni fotot e veshjeve. Ndoshta veshjet mund të na duken të papara dhe na motivojnë për të shkuar në palestër e të ushtrohemi 24/7, por mos të harrojmë se kemi të bëjmë me Queen Bey… /Blitz.al/

bey-2

 

bey-1 ivy-park-1 ivy-park-2 ivy-park-5 ivy-park-6 ivy-park-8 ivy-park-9 ivy-park-10

Komento
Shperndaje