Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce po planifikon t’i marrë vendin Oprah Winfrey?

Beyonce po planifikon t’i marrë vendin Oprah Winfrey?
July 30
10:53 2016

A ka ndonjë gjë që Beyonce nuk di ta bëjë? Së fundmi ylli amerikan është duke menduar të ndjekë gjurmët e moderatores së njohur Oprah Winfrey.

Madje Beyonce e tejkalon pritshmërinë pasi ka menduar të hapë një televizion të ri nën menaxhimin e saj. Kjo në fakt bën sens duke qenë se për sa i përket muzikës dhe modës, ajo ka arritur shkallët më të larta të karrierës.

Megjithatë vështirë të mendojmë se ajo do të jetë vetë moderatore e një programi televiziv njësoj si Oprah, por ajo çka mund të themi me siguri është se ylli i muzikës po mundohet të krijojë diçka që do të jetë edhe edukues për publikun, si dokumentarë mbi historinë afrikane dhe amerikane.

Kompania “Parkwood”, që ka aktualisht nën menaxhim Beyonce-n, mendon se brenda këtij 10-vjeçari Beyonce do ta arrijë edhe këtë objektiv që i ka vënë vetes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje